Trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, 17 të arrestuar në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

11 Shtator 2023, 15:48

Katër shqiptarë u arrestuan si pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës me bazë në Savona dhe Xhenova të Italisë. Në pranga u vendosën 17 persona ndërsa rrjeti kriminal akuzohet për 42 episode trafikimi mes tyre edhe ngarkesa deri në 180 kilogramë kokainë e transportuar me anije.