Trafiku i klandestinëve drejt Anglisë dhe trafiku i lëndeve narkotike

31 Tetor 2019, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 20:48:45

 

Tragjedia me 39 kinezët që u gjetën të vdekur në një kamion në një park industrial në Essex pak ditë më parë në Angli shokoi botën, por po në të njëjtën mënyrë humbën jetën edhe dy shqiptarë në 2014, të cilët ishin nisur për të njëjtin destinacion. Në datë 21 nëntor të vitit 2014 dy emigrantët shqiptarë humbën jetën pasi kamioni në të cilin udhëtonin ilegalisht nga Polonia për në Britaninë e Madhe u përfshi nga flakët. Erinda Kacorri ndodhej ne kamion me të riun Rexh Myzaraj.

Një kontenier me 100-130 kg kokainë nga Ekuadori e fshehur në banane kaloi duke i shpëtuar sigurisë në portin e Durrësit. Pronari që i kishte porositur e tërhoqi duke e dërguar te magazinat në Patos, por gjatë natës persona të armatosur dhunuan rojen dhe e hapën në pjesën frigoriferike duke marrë pakot me kokainë. Rasti nuk është bërë publik nga policia, por gazetari i Report Tv Artan Hoxha sjell fotot ekskluzive të kontenierit ku ishte fshehur lënda narkotike.