Trafiku ndërkombëtar i kokainës, 1 mijë policë në Bruksel nisin operacionin masiv kundër Ndrangheta-s dhe mafias shqiptare

27 Tetor 2021, 13:52

Një mijë policë janë përfshirë në një operacion  masiv në Bruksel kundër Ndrangheta-s dhe mafias shqiptare.

Belgjika është një nga portat kryesore të kokainës në Europë dhe konsiderohet me rrezik të lartë në infiltrimin e mafias, siç tha drejtoria e përgjithshme italiane anti-mafia, duke shtuar se tashmë krimi i organizuar është i rrënjosur në një pjesë të madhe të sferës ekonomike të vendit, veçanërisht në provincat e Hainaut, Liège dhe Limburg.