Trafikuan 8 tonë drogë, SPAK çon në gjyq 'mbretërit' e kokainës! 15 anëtarë në grup, nga vëllezërit Hoxhosmani e bosi i 'Cincos' te Erion Alibej e Palurent Dervishaj

8 Korrik, 15:24 | Përditesimi: 8 Korrik, 15:24

Një nga rrjetet më të mëdha dhe më të sofistikuar të krimit të organizuar shqiptar në Evropë është dërguar për gjykim nga SPAK. Pjesë të grupit, i cili akuzohet se trafikoi kokainë nga Amerika Latine, drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë në vitet 2020-2021, janë disa nga emrat më të njohur të kronikës së zezë në vend, disa prej të cilëve të ‘kamufluar’ si biznesmenë të rëndësishëm. 

E.H/Shqiptarja.com