Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

25 Dhjetor, 14:51

Një urë që lidh dy shtete veriore në Brazil u shemb, duke vrarë të paktën dy persona. Nga kjo ngjarje rezultojnë disa persona të zhdukur ndërsa sipas autoriteteve, një derdhje e acidit sulfurik, nga një prej kamionëve të humbur që ra nga ura, po e ndërlikon operacionin e shpëtimit.

Pamjet e marra nga banorët lokalë treguan se makina dhe kamionë po kalonin urën Juscelino Kubitschek de Oliveira kur pjesë të mëdha u shkatërruan mbi një lumë.

Policia që vepron në kufirin e shteteve veriore Maranhao dhe Tocantins tha se tetë automjete mungonin katër kamionë, dy makina dhe dy motoçikleta. Ura 533 metra e gjatë (1748 këmbë e gjatë) midis qyteteve Estreito dhe Aguiarnopolis u ndërtua në vitet 1960 dhe ndodhet 1,300 kilometra (800 milje) në veri të kryeqytetit, Brasilia.

    No videos found.