Tragjedi në Francë/ Bie zjarr në një pallat! 7 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

18 Korrik, 09:59

Francë - Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në Nice të Francës pasi një zjarr shpërtheu në pallatin ku ata banonin mbrëmjen e djeshme gjatë natës. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit i cili ra në katin e shtatë të një pallati në lagjen Mules.

Pavarësisht mobilizimit të madh të zjarrfikësve, për fat të keq humbën jetën shtatë persona, sqaruan autoritetet. Ndërkohë një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë si dhe dy të tjerë, gjendja e të cilëve nuk sjell shqetësim.

Me të arritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit u përballën me një zjarr të madh, në një apartament të katit të shtatë dhe shpëtuan gjithsej 36 banorë.