Tragjedi në ndeshjen e kampionatit 9x9 në Tiranë/ Futbollisti ndahet nga jeta pasi pëson atak kardiak

16 Prill 2025, 14:30 | Përditesimi: 16 Prill 2025, 14:30

Një tjetër tragjedi në fushat e futbollit shqiptar, pas asaj që ndodhi me Rafael Duamenën. Ndeshja e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.

r.k./Shqiptarja.com