Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, ekspertiza: Shkak i aksidentit s' ka qenë shpejtësia! Ende 'mister' djegia e autobusit brenda 10 minutave

30 Nëntor 2021, 19:18

Shkak i aksidentit tragjik në Bullgari që i mori jetën 45 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duket se nuk ka qenë shpejtësia me të cilin po lëvizte autobusi, ndërsa probleme janë konstatuar me aksin rrugor ku u regjistrua ngjarje. Ende nuk ka një përgjigje sesi autobusi mori flakë dhe u dogj brenda 10 minutave.