Tragjedia me 59 viktima/ Zv.kryeministri maqedonas për Report Tv: Klubi me licencë të falsifikuar, kontrolle strikte, asnjë tolerim! 50 të rinj po kurohen në Turqi e vendet fqinje

17 Mars, 13:14

Zv.kryeministri maqedonas, Izet Mexhiti flet për Report Tv për ngjarjen e rëndë ku 59 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub nate, i cili licencën e kishte të falsifikuar. Mexhiti thotë se në pranga ka rënë ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë dhe sipas tij shkak është qeverisja e kaluar e korruptuar.