Tragjedia në Bullgari, gazetarja për Report Tv: Për disa euro më shumë shtojnë sedije, në këtë rast shtuan viktimat! A janë kontrolluar kushtet teknike të autobusit?!

23 Nëntor 2021, 12:40

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Bullgari dhe pikëpyetje të shumta ka ngutur gazetarja Migena Gorenca për Report Tv, lidhur me sigurinë që ka ofruar shoqëria e transportit “Besa Trans” me të cilën 45 viktima dhe 7 të plagosurit po udhëtonin.

Ajo tha se njerëzit të revoltuar që prej orëve të para të mëngjesit kanë shkuar në “Besa Trans” për të parë nëse njerëzit e tyre të dashur janë në mesin e viktimave, por ajo çka gjetën është një derë e mbyllur.