Tragjedia në Itali, 62 viktima! Të mbijetuarit: Trafikantët u frikësuan, menduan se ishte policia kur panë drita! Hodhën rreth 20 persona në det për të lehtësuar anijen

27 Shkurt 2023, 15:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Itali, ku humbën jetën të paktën 62 persona që ishin në një varkë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, kontrabandistët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita dhe u trembën se iu duk që po i priste policia.