Organizatorët e festivalit ndërkombëtar “UNUM” janë nën hetim pas tragjedisë së ndodhur në ‘Ranën e Hedhun’, ku dy të rinj humbën jetën në det dhe tre të tjerë përfunduan në spital. Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar rregullat dhe masat e sigurisë në zonën zhvillohet festivali.


















