Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër anëtarë, vdesin pas helmimit nga rrjedhja e gazit në kaldajë! Xhaxhai në gjendje të rëndë

5 Shkurt, 16:36 | Përditesimi: 5 Shkurt, 16:36

Familja Kola e kishte blerë banesën prej 3 vitesh, por ishte vendosur aty kohët e fundit . Ishte vëllai i kryefamiljarit që njoftoi karabinierët pasi familja nuk po i përgjigjej në telefon. Edhe ai u helmua nga monoksidi i karbonit dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshimet janë se rrjedhja e monoksidit të karbonit ka ndodhur për shkak të një defekti në kaldajë.

    I.M/Shqiptarja.com