Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Ju jeni një popull krenar, këtë dua të transmetoj në fushë! Fola me De Biasin

19 Maj, 10:38 | Përditesimi: 19 Maj, 10:38

Rolando Maran ka folur fjalët e para si trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Në prezantimin para medieve, 62-vjeçari u shoqërua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Maran u pa i emocionuar dhe tha se ekipi përfaqëson një popull krenar, të cilën ai do ta përçojë në fushë. Maran shtoi se ka folur me De Biasin, ish-trajnerin e Shqipërisë.

 

I.M/Shqiptarja.com