Trajneri portugez i Pafos ofendon Ilir Dajën dhe të birin, përplasja gjatë ndeshjes së Conference League

21 Gusht, 08:35 | Përditesimi: 21 Gusht, 08:38

Goli i barazimit të qipriotëve në sfidën mes Dinamos dhe Pafos (1-1) u shoqërua me tension të fortë mes dy pankinave, duke sjellë një debat të ashpër në vijën anësore. Sipas pamjeve, gjithçka nisi pas festimit të golit nga trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt.

E.H/Shqiptarja.com