Trajtimi i mbetjeve në landfillin me teknologji moderne

24 Qershor 2021, 13:27

Një grup studentësh dhe pedagogësh të univeristetit Politeknik të Tiranës vizituan landfillin e Sharrës ku panë nga afër teknologjinë modrene me të cilën trajtohen mbetjet e Tiranës nga shoqeria koncesionare IEBV lider ne trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018. Ne Landfillin e Sharrës studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës të cilët ndjekin studimet master per “menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat e trajtimit dhe asgjesimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill. Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Edmond Zeneli, tha se gjatë inspektimit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve janë të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia e përdorur, e cila është në përputhje të direktivave evropiane. Një tjetër grup studentësh dhe pedagogesh që bënë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të kryeqytetit, pjesë të studimeve të tyre ishte dhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energji të rinovueshme”, i cili realizohet ne bashkëpunim me Universitetin e Hoenajmit në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë. Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti midis dy universiteteve, ndryshimet e realizuara nga shoqëria koncesionare Integrated Energy në Sharrë janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.