Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip

24 Janar, 17:13

Në fillim të kësaj jave Tirana surprizoi me rikthimin e Bledi Shkëmbit në stolin e trajnerit. Pas dy muajve nga shkarkimi, drejtuesit i besuan sërish korçarit, kjo pas largimit të Gugash Maganit për mungesë rezultatesh.

Tirana luan të shtunë në 13:30 kundër Bylisit në udhëtim dhe para medieve doli pikërisht Shkëmbi. Ai tha se Haxhiu, Gjumsi, Abel, Ismajli mungojnë; teksa besimi te grupi e bëri të rikthehej.

Rikthimi? Nuk është se ishte shumë e vështirë për të më bindur, ajo që unë kam bindje është skuadra, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, por jam i bindur që do i kalojë vështirësitë.