Trau në Parkun e Divjakës, Braçe për Report Tv: E paligjshme, një taksë në një rrugë kombëtare! I vetmi akses i qytetarëve për në bregdet

17 Nëntor 2022, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2022-11-17 13:22:37

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata në Divjakë ku po vendoset një tra për ta bërë me pagesë futjen në Parkun e Divjakës, tha në një intervistë live në Report Tv se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës.