‘Travel fest Albania’, mbyllet me 22 çmime maratona e filmave që sollën botën në Tiranë

25 Korrik 2022, 17:59

Pas një jave të maratonë, ku u shfaqën në tre kinema paralele në Tiranë mbi 120 filma , kushtuar udhëtimeve, natyrës,  mjedisit dhe turizmit, u mbyll mbrëmjen e së dielës edicioni i parë i "Travel fest Albania", me një ceremoni të veçantë , ku u ndërthur, emocioni i garës në ndarjen e 22 çmimeve për regjisorë nga e gjithë bota,  muzika e zgjedhur, por edhe mesazhet pikante të fituesve.