Trazira në Europë, mijëra protestues kundërshtojnë masat anti-COVID

21 Nëntor 2021, 09:59 | Përditesimi i fundit: 2021-11-21 09:59:46

Protestat kundër masave anti-COVID kanë shpërthyer në Evropë, ku mbrëmjen e djeshme në Holandë protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Ata hodhën fishekzjarrë dhe dogjën biçikleta në Hagë. Zyrtarët kanë shpallur një urdhër emergjence në qytet, ndërsa të paktën 7 protestues janë arrestuar. Ndërkohë, 3 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore ne spitale. Nga këto përplasje me turmën kanë mbetur të plagosur edhe 5 efektivë policie

Këto trazira vijnë pasi dy ditë më parë protestat në Roterdam u bën të dhunshme, ku protestuesit u përplasën me policët dhe këta të fundit hapën zjarr ndaj tyre. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të shtunën e kaluar pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me COVID. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe tifozët janë të ndaluar në stadiume.