Trazirat në Nigeri! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut

7 Gusht 2023, 14:13

Ushtarakët e grushtit të shtetit në Nigeri kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në njoftimin e dytë, duke përmendur kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre, shkruan BBC. Faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24 tregon se aktualisht nuk ka avionë në qiellin mbi Nigeri.