Tre klube të Seria A duan Skukën, Partizani kërkon më shumë se 1 mln euro! Burime: Ende asnjë ofertë zyrtare!

6 Janar 2023, 14:06

Tre klube të Seria A duan të transferojnë Xhuliano Skukën nga Partizani. Burime të Report TV bëjnë me dije se pavarësisht shifrave që përfliten ende asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur në adresë të klubit. Të kuqtë duan të paktën 1 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, ndërsa duan të mbajnë edhe përqindje për të ardhmen.