Tre muaj nga vrasja e Ardian Nikulaj, anglezi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit u arrestua pak ditë më parë

19 Korrik 2023, 23:00

19 prill 2023  - Biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua brenda lokalit të tij nga shtetasi portugez Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia nga policia dyshohet se është porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje.