Tre organizata kërkuan anulimin e hidrocentralit të Skavicës, Gjykata Kushtetuese: Në këtë fazë s'ka projekt për shqyrtim, u cenua e drejta për informim

30 Janar, 20:31

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e 3 organizatave për rrëzimin e ligjit për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Kushtetuesja ka vendosur se ende nuk ka një projekt në këtë fazë. Nga ana tjetër Gjykata thotë se Qeveria nuk ka informuar publikun, detyrim që duhet ta garantojë në vijim. Kushtetuesja legjitimoi si kërkues vetëm dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ndërsa s’u pranuan dy shoqatat e tjera.