Tre shqiptarë me 37 kg kokainë në makinë, arrestohet njëri prej tyre në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë

29 Nëntor 2021, 18:02

37 kg kokainë është kapur ditën e sotme në pikën kufitare Debeli Brijeg, mes Malit të Zi dhe Kroacisë.Kokaina u sekuestrua në një automjet me targa shqiptare, ndërsa mësohet se në të udhëtonin tre shqiptarë, ku njëri prej tyre ka pranuar se droga i përkiste atij dhe për këtë arsye u arrestua.