Tre të lënduar e 3 të arrestuar nga rrahja mes tifozëve të Dritës dhe Copenhagenit në Prishtinë

29 Korrik, 22:01 | Përditesimi: 29 Korrik, 22:01

Tifozët e Dritës dhe Kopenhagenit u përfshinë në një sherr para fillimit të ndeshjes në Ligën e Kampioneve. Grupe nga dy tifozëritë rastisën në Prishtinë, ndërsa nuk reaguan mirë.

Për këtë ka pasur 3 të lënduar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke arrestuar 3 tifozë. Drita dhe Kopenhagen luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Drita e ka humbur ndeshjen në Danimarkë me rezultatin 2 me 0. Pjesa e parë në Kosovë u mbyll 0 me 1 në favor të miqëve. Kështu Drita do të vazhdojë rrugëtimin në turin e tretë të Ligës së Europës.

I.M/Shqiptarja.com