Tre viktima nga moti në Itali! Veriu në kolaps nga stuhitë, ndërsa jugu në flakë nga temperaturat, gazetarja për Report Tv: Situata është emergjente

25 Korrik 2023, 14:43

Ndryshimi i klimës ka krijuar dy ekstreme të temperaturave dhe motit në Itali. Veriu është në kolaps për shkak të erës dhe rrebesheve të shiut, ndërsa në jug dhe në ishuj situata paraqitet në një ekstrem tjetër, ku temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre dhe vatra aktive në shumë zona.