Tregtari nga Elbasani denoncon dhunën nga efektivët në Lushnje: Më goditën se po filmoja me telefon! Policia: Refuzoi të japë mjetin e identifikimit, i kanosi me jetë

25 Tetor 2021, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 14:28:18

Amarildo Hoxha, një tregtar i fruta perimeve nga Elbasani pretendon se është dhunuar fizikisht nga efektivë të policisë se Lushnjes në rreth-rrotullimin e Savër dy dite me pare.

Sipas dëshmisë së tij ai teksa ishte duke udhëtuar më makinë e tij në nga Fieri në Elbasan, është ndaluar nga një postbllok policie i Lushnjës, ku dy efektivë e kanë dhunuar fizikisht. Këtë dhunë fizike, tregtari Hoxha e lidh me faktin se ai ishte duke filmuar me telefonin e tij. . Sot ai kërkon drejtësi për ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të saj.