Tregu i hidrokarbureve kartel? Braçe i përgjigjet Ibrahimajt: Evidente, vendosin të njëjtat çmime brenda një dite, shteti bën sikur nuk e kupton

16 Mars, 18:35 | Përditesimi: 16 Mars, 18:39

Deputeti socialist Erion Braçe i përgjigjet ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sipas së cilës nuk ka një kartel që cakton çmimet e naftës. Në intervistën për Report Tv, deputeti Braçe thotë se është evidente që kompanitë e tregut të hidrokarbureve funksionojnë si kartel, por shteti bën sikur nuk e kupton. Braçe thotë se kompanitë i caktojnë çmimet e njëjta brenda një dite dhe në të njëjtën orë.

 

I.M/Shqiptarja.com