Tritol makinës së mikut të 'Rrumit të Shijakut' në Shkozet, mjeti shpërthen në lëvizje! E paqartë nëse Aldi Mustafi po drejtonte mjetin

3 Prill 2023, 14:31

Një atentat me eksploziv dyshohet të ketë ndodhur në Shkozet të Durrësit pak minuta më parë teksa një makinë ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme. Report Tv mëson se automjeti ka qenë në pronësi të Aldi Mustafas, miku i 'Rrumit të Shijakut.