Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari!

3 Qershor, 10:32 | Përditesimi: 3 Qershor, 10:32

57-vjeçari nga Lezha dhe banim në një fshat të Konispolit, Mirash Gjikola, gjeti një sasi lënde eksplozive në sediljen e makinës ndërsa lëvizte në rrugën Shëndëlli-Vrinë. Fatmirësisht lënda eksplozive nuk shpërtheu, teksa nuk kishte funksionuar lidhja mes kapsollit dhe lëndës eksplozive, montuar në sediljen e pasme të automjetiti të Gjikolës.

I.M/Shqiptarja.com