‘Tronditi’ futbollin me 7 gola, Vora drejt ëndrrës Superligë! Trajneri Mërgjyshi: S’jemi aty ku duam, por kemi mbështetjen e tifozëve

22 Shkurt 2023, 13:19

Ekipi i Vorës në futboll synon që shumë shpejt të vijë në Superligën shqiptare. Për këtë ata ndeshjen e fundit e fituan 7-0, por për Report TV si trajneri Mërgjyshi ashtu edhe futbollisti Raboshta thotë se nuk janë atje ku dëshironin. Megjithatë ata premtojnë se në fund të kampionatit do sigurojnë vendin e parë që i ngjit fillimisht në Kategorinë e Parë.