Tropojë/ Vritet me armë zjarri 49 vjeçari në fshatin Çerem! Shpallet në kërkim autori, e qëlloi pasi i rrahu djalin

4 Shtator 2021, 17:29 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 17:29

Rreth orës 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës është vrarë me armë zjarri 49 vjeçari Isat Goçaj.

Altin Ismajlisufi është autori i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga policia. Njësoj si viktima edhe autori është banues në Çerem. Viktima ka rrahur djalin e autorit dhe ky i fundit ka marrë armën dhe e ka qëlluar.

LR/Shqiptarja.com