Truall, apartamente e lokal, prokuroria i sekuestron pasurinë me vlerë disa miliona euro trafikantit të dënuar me 8 vite burg në Itali

11 Nëntor 2021, 12:35

Janë sekuestruar një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën 'Mihal Grameno' në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët, tre apartamente, një me sipërfaqe 125.67 metër katror në rrugën 'Mihal Grameno', një me sipërfaqe 93.70 metër katror që ndodhet po në Tiranë dhe një tjetër me sipërfaqe 66.60 metër katror në rrugën 'Vllazërit Huta' në Tiranë, një palestër në rrugën 'Jahja Ballhysa' dhe një bar-kafe në rrugën 'Qemal Stafa' në Tiranë.