Donald Trump fitoi shtetin e Arizonës në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave në SHBA, duke përfunduar spastrimin e republikanëve në të shtatë shtetet suing, ose të lëkundura.
Pas 4 ditësh numërimi në shtetin me një popullsi të madhe hispanike, Trump mori 11 votat e mbetura elektorale duke mposhtur zv.presidenten Kamala Harris.
Me Arizonën, Trump ka siguruar 312 vota elektorale në total, kundrejt 226 votave elektorale të Harris. Gjashtë shtetet e tjera të fituara nga Trump në garën presidenciale janë Pensilvania, Wisconsin, Michigan, Karolina e Veriut, Nevada dhe Xhorxhia.