Trump dhe Xi rreth dy orë takim, shefi i Shtëpisë së Bardhë: Kemi një marrëveshje, nënshkrimi afër! Në Prill shkoj në Kinë! Ul edhe tarifat doganore me 10%

30 Tetor, 12:49 | Përditesimi: 30 Tetor, 12:49

Trump tha se nënshkrimi i marrëveshjes tregtare që përfshin thuajse gjithçka është afër. Tarifat doganore ndaj Pekinit do të ulen në 47% nga 57% që janë aktualisht. Presidenti i SHBA njoftoi një vizitë në Kinë në prill. Ai tha se bashkë me Xi do të punojnë edhe për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

I.M/Shqiptarja.com