Trump distancohet nga LaCivita pas lidhjeve me Dodikun, Balla ironizon Berishën në Kuvend: Ngushëllime për Latifin!

8 Tetor, 14:06 | Përditesimi: 8 Tetor, 14:06

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit për Chris LaCivitan, strategun amerikan që drejtoi fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2025, pasi presidenti amerikan Donald Trump u distancua publikisht prej tij për shkak të angazhimit si konsulent në Republikën Sërpska të Bosnjë-Hercegovinës.
Reagimi i Ballës erdhi pasi Berisha akuzoi mazhorancën për lidhje me Beogradin, duke pretenduar se ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ishte emëruar me rekomandimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

E.H/Shqiptarja.com