Trump: Nuk do të marr pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale

21 Gusht 2023, 13:33

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në debatet e ardhshme të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm nga radhët e Partisë Republikane. Ai përmendi epërsinë e tij të madhe në sondazhe si dëshmi se ai tashmë është i njohur dhe i pëlqyer nga votuesit.