Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA

27 Janar, 15:45

SHBA po diskutojnë zbatimin e një plani dëbimi të emigrantëve të ngjashëm me marrëveshjen Itali-Shqipëri. Emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në El Salvador ku do të mund të kryejnë procedurat për kërkimin ë azilit dhe hyrjes në Amerikë. Lajmi raportohet në mediat amerikane një ditë pas përplasjes së fortë mes SHBA dhe Kolumbisë, e cila refuzoi si fillim kthimin e shtetasve të saj, çka solli pezullimin e dhënies së vizave nga konsullata amerikane në Bogota.