T’u rrëfesh fëmijëve diktaturën përmes letërsisë. ‘Lotët e Marit’ e brengat e mësuesit-shkrimtar që punoi 13 vjet në Prell të Matit

12 Gusht 2022, 16:52

Nga Prelli i Matit, ku punoi për 13 vjet si mësues, historitë e nxënësve të tij, që u penalizuan në diktaturë, pa pasur asnjë faj e kanë brejtur shkrimtarin Fatmir Gjestila ndër vite. Talente të shtypura, fate të kryqëzuara në internim a më keq, apo edhe vetë ëndrrat e tij të mohuara si shkrimtar për të ngjyer bojën në lirizëm, janë një realitet i hidhur, copëza të së cilit shkrihen përmes letërsisë në ‘Lotët e Marit’.