‘Tullumbacja’, kimisti: Oksidi azotit çon në anemi, shok zemre e sistemi nervor! Të rinjtë konsumatorë, u ndryshon ecja dhe janë të zverdhur

25 Shtator 2023, 16:26

Kimisti Egzon Ademi ka treguar për Report TV, pasoja të frikshme në shëndetin e të rinjve që konsumojnë drogën "Tullumbace" me përbërje të oksidit të azotit. Shokun kryesor të kësaj droge e pëson zemra dhe sistemi nervor, ndërsa të rinjtë vartës të ‘Tullumbaces’ bëhen anemikë dhe sëmuren shumë shpesh.