Tur me motorr, nga Kosova drejt Shqipërisë

12 Korrik 2021, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2021-07-12 13:23:50

Për herë të parë në histori dy djemt e grupit Motocross Theranda nga Suhareka e Kosovës Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën  e Çikës në Vlorë me motorra .

Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë per shkak të terrenit të thepisur por dy të rinjët  kan sfiduar terrenin e vështirë shkëmborë dhe kanë arritur në majën e Çikes. 
Udhetimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë ne drejtim të majës  së Çikes e cila ju ka zgjatur 7 orë. 

Të rinjët  e Suharekes malin  e Çikes e kanë vizituar edhe një muaj më parë por për shkak të mjegullës  dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e Çikës