Turbulencat e forta goditën aeroplanin Londër-Singapor, pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente! Shikoni videon

21 Maj, 17:40 | Përditesimi i fundit: 2024-05-21 18:32:32

Turbulencat e forta kanë goditur një aeroplan të Singapore Airlines që udhëtonte nga Londra në Singapor, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 30 të plagosur. Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok. Shërbimet e urgjencës nxorën disa nga pasagjerët me barela nga avioni.