Turistët e huaj me kroçerë në brigjet e jugut të Shqipërisë

15 Shtator 2021, 20:33 | Përditesimi: 15 Shtator 2021, 20:33

72 të huaj, nga Franca, Italia, Çekia dhe Belgjika mbërritën me kroçere në portin e Vlorës. Pas qëndrimit për disa orë do vazhdojnë turin drejt Sarandës.

Brigjet e jugut janë tashmë pjesë e itenerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Për një muaj e gjysmë kroçera "La bele Adriatik" ka ardhur tre herë në Vlorë. Turistët e huaj vlerësojnë bukuritë e bregdetit, por nxjerrin në pah dhe problematikat.

KT/Shqiptarja.com