Turisti skocez gjen të vdekur një 41-vjeçar në pyllin e Divjakës, dyshohet se ka ndërruar jetë pas një aksidenti

10 Maj 2022, 15:06 | Përditesimi: 10 Maj 2022, 15:06

Një turist skocez gjatë shëtitjes me familjen ka parë një trup të pajetë në në kanal anës rrugës në pyllin e parkut kombëtar të Divjakës. Menjëherë sapo kanë konstatuar viktimën, turisti ka njoftuar policinë. Ekspertët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë, që rezultoi të ishte një banor i zonës shtetasi I.Rr, 41-vjeç.

r.k./Shqiptarja.com