Turizmi dhe informaliteti, Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv: Shkojmë për kontrolle vetëm në bizneset me probleme! Ky vit do të jetë më i mirë se 2019-a

16 Qershor 2021, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2021-06-16 16:24:05

Administrata tatimore në nisje të sezonit turistik, po kryen një fushatë sensibilizimi për ndërgjegjësimin e bizneseve që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të deklarohen. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv që këtë vit nuk kemi të bëjmë me një aksion informaliteti me gjoba por me thirrje ndërgjegjësuese. Ibrahimaj ka listuar disa nga problemet kryesore që janë konstatuar.

"Nuk është më një aksion informaliteti, një aksion në fushën e turizmit por një plan masash i mirëmenduar. Ne kemi evidentuar disa kritere risku që lidhen patjetër me deklarimin, rënien e qarkullimit nga kasat, deklarimin e punonjësve dhe pagave. Ne kemi identifikuar subjektet që mendojmë se kanë kryer shkelje, po kontaktohen. Gjatë muajit qershor do të jemi prezent në të gjithë vendin operatorët që punojnë në fushën e turizmit për përmbushjen tatimore. Do të këshillohen për standardet dhe do të presim që subjektet të reagojnë" tha Ibrahimaj.