Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake

4 Maj, 18:40

Vetëm gjatë muajit Prill, Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier u vizitua nga 10 mijë turistë. Numër ky më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sakaq për ata që kanë planifikuar të vizitojnë Apoloninë gjatë ditëve në vazhdim do të gjejnë të ekspozuara dhe mozaikët e vilave romake.