Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.
Pasojat e pandemisë COVID-19, duket se do të duhet kohë për ti kapërcyer industria e turizmit. Edhe viti 2021 ka nisur me humbje, pasi turistët kanë shpenzuar në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 240 milionë euro me një rënie prej 106 milionë eurosh, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të 2020 shpenzimet nga turistët ishin 346 milionë euro.