Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Delegacioni shqiptar u mikprit me nderime të larta teksa u ekzekutuan himnet e të dyja vendeve.
Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre dhe më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve