Turqi/ Merr flakë ndërtesa 24-katëshe në Stamboll, banorët evakuohen me shpejtësi

16 Tetor 2022, 09:45

Një ndërtesë 24-katëshe është përfshirë nga flakët në Stamboll të Turqisë. Në pamjet duket momenti kur zjarri masiv ka prekur kolonën nga kati i parë deri në të fundit ndërsa tymi shfaqej duke dalë nga ndërtesa.